Federata profesionale e Maqedonisë në boks e ka dekoruar me licencë të Menaxherit dhe Promotorit, Avdyl Salihun me çka i njejti është bërë edhe anëtar aktiv i European Boxing Union. Një vendim i drejt i këtij instutucioni të lartë sportiv kur dihet se Salihu gjatë 1 viti ka aranzhuar shumë ndeshje në Evropë në boks por edhe në kikboks, por i njejti ka qen edhe promotor i dy eventeve të mëdha, njëra në Ferizaj të Kosovës kurse tjetra në Zvicër.
Ai poashtu do jetë promotor i një eventi të madh që do organizohet verës në Ulqin së bashku me organizatorin dhe kikboksierin që do ndeshet për titull botë, Albert Kryeziu.
“Kemi shumë boksier profesionist në botë që po tregojnë rezultate të larta e po drejtohen fatkeqësisht nga menaxher të huaj sepse kemi mungesë të shqiptarëve. Edhe vet kam qen sportist dhe i di mirë dhembjet e luftëtarëve që synojnë të arrijnë majat botërore, por për shkaqe teknike nuk kanë mundur ti realizojnë ëndrrat e tyre. Shkaqet janë të ndryshme, ku njëra prej tyre janë edhe menaxherët që sipas mendimit tim janë personat kyç që ia mundësojnë sportistëve kualitativ rrugëtimin drejt suksesit. Pra nga ky personi zyrtar varen shumë gjëra dhe ai duhet të jetë i aftë që të bëj punën e tij si duhet duke filluar nga kontaktet me promotor të njohur, bashkëpunim me menaxherë tjerë, promovim të vet sportistit nëpër media të ndryshme, kontrollet e vazhdueshme mjekësore si dhe nutricistët si dhe të ketë bashkëpunim të ngushtë me trajnerin sepse realisht ai e ka punën më të vështirë që të krijoj një kampion”, thotë Salihu duke shtuar se ai nga tani ka disa bokser që dëshirojnë të jenë nën menaxhimin e tij.
“Kemi një marrëveshje gojore me kampionin e Evropës në WBU, Armand Çullhaj me të cilin zyrtarisht do fillojmë bashkpunimin duke filluar nga janari, 2019, ndërkohë që një kampion të madh në kikboks, Giannis Fejzullahu po futet në boksin profesionist dhe mendoj se edhe me atë do arrijmë rezultate pozitive. Kam edhe disa sportist të njohur që jetojnë dhe veprojnë në Gjermani dhe Zvicër që dëshirojnë të bashkpunojmë por emrat e tyre do ti publikoj në momentin kur gjithqka do jetë zyrtare”, thotë Avdyl Salihu, duke falinderuar ne fund, Presidentin e Federatës profesionale të boksit, Darko Catleski për bashkëpunimin që e kanë kohën e fundit dhe besimin që ia kanë dhënë që Salihu të jetë anëtar i lartë në federatën përkatëse.