Ish futbollisti i Rabotniçkit, Suad Sahiti është një futbollist i lirë. 23-vjeçari nga futbolli ynë vendor u largua gushtin e vitit 2017-të, kur vendosi që të transferohet te kampionët e atëhershëm të Skënderbeut në Superligën shqiptare, nga e cila skuadër verën e këtij viti vendosi ti bashkohet skuadrës greje të AEL Larisa.
Megjithatë gjërat nuk kanë shkuar ashtu si duhet për futbollistin shqiptarë, pasi klubi helen ka vendosur ta lë të lirë atë gjatë merkatoës së janarit, edhe përkundër faktit se palët kishin marrëveshje deri në qershorin e vitit 2021.
Suad Sahiti mund të jetë një element shumë i rëndësishëm për ndonjë nga ekipet e Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, pasi e njeh mirë kampionatin tonë vendor.
Sahiti pjesë e Rabotniçkit ishte për 3 vite të plota, duke zhvilluar 70 ndeshje dhe duke regjistruar 8 gola e 6 asistime.