Lirim Krastrati largohet nga Lokomotiva e Zagrebit, e kërkojnë në Gjermani


Futbollisti i talentuar kosovar, Lirim Kastrati në fund të këtij edicioni pritet të largohet nga skuadra kroate e Lokomotivës së Zagrebit.

19-vjeçari e ka nisur furishëm këtë sezon në kampionatin elitar kroat, ku ka bërë 17 paraqitje, duke regjistruar edhe 7 gola dhe 2 asistime.

Për shërbimet e Lirim Kastratit interesohen shumë skuadra, në mesin e të cilave edhe disa skuadra nga Gjermania, mirëpo dëshira e vetë futbollistit është që të mbetet te Lokomotiva e Zagrebit së paku deri në fund të këtij sezoni.

Ndryshe, Kastrati është promovuar edhe në Përfaqësuen A të Kosovës nga grupmoshat, U-21. Për ekipin e parë të ”Dardanëve” ai ka bërë vetëm një paraqitje deri më tani.

Leave a Reply