Trajneri legjendarë i ‘Djajve të Kuq’ do të jetë konsulent i trajnerit të përkohshëm Ole Gunar Solskjaer…
Aleks Ferguson sërish do të punoj te Mançester Junajtedit, pohojnë mediat në Angli. Trajneri legjendarë i ‘Djajve të Kuq’ do të jetë konsulent i trajnerit të përkohshëm Ole Gunar Solskjaer.
‘The Sun’ njofton se Ferguson ka qenë njeriu kryesor që insistoi në angazhimin e norvegjezit Solskjaer si trajner i Junajtedit, ndërsa tashmë do të vazhdojë ta ndihmojë atë edhe përmes këshillave të tij.
Sipas të njëjtit burim, Sir Aleks ka pasur një rol të rëndësishëm edhe në emërimin e ish asistentit të Murinjos, Majk Felan, si ndihmës të Solskjaerit.
Vetë skocezi nuk do të bëjë pjesë në stafin teknik të ‘Djajve të Kuq’, mirëpo në prapavi do të ju ndihmojë ish futbollistëve të tij.
Norvegjezi Solskjaer debutoi në mënyrë të shkëlqyer në bankinën e Mançester Junajtedit, duke mundur ish skuadrën e tij Kardifin me rezultatin 5:1.