Sulmuesi anglez është i bindur se të gjithë te 20-të herë kampionët e Anglisë nuk kanë qenë të kënaqur nga sjellja e strategut portugez…
Shkarkimi i Hoze Murinjos nga posti i trajnerit te Mançester Junajtedi, pa dyshim se ka qenë lajmi i javës. Lidhur me shkarkimin e tij po flitet edhe sot e kësaj dite, ndërsa i fundit që ka komentuar, është ish sulmuesi i “Djajve të Kuq’, Uejn Runi.
Sulmuesi anglez është i bindur se të gjithë te 20-të herë kampionët e Anglisë nuk kanë qenë të kënaqur nga sjellja e strategut portugez gjatë qëndrimit të këtij të fundit në ‘Olld Traford’.
‘Jam i sigurtë se edhe zëvendëspresidenti Ed Uduard nuk ka qenë i kënaqur nga puna e Murinjos. E njëjta gjë vlen edhe për pjesën e mbetur të personelit. Gjithashtu edhe gjellëbërësi i skuadrës nuk punonte me dëshirë. Sukseset arrihen kur njerëzit janë të lumtur dhe marrdhëniet mes tyre janë korrekte. Shoh që futbollistët sërish buzëqeshen. Kjo është një shenjë e mirë për klubin. Drejtuesit e skuadrës bënë një punë të mirë me emërimin e Ole gunar Solskjaer në krye të skuadrës. Do të jetë shumë emocionuese të shohim se çfarë do të bëjnë futbollistët nën drejtimin e tij’ – tha Runi për ‘BT Sport’.
Ish reprezentuesi anglez me Mançester Junajtedin ishte ndarë gjatë vitit 2017-të.