Milani vjen me një ultimatum për Gatuzon 

Mediat italiane konfirmojnë se dy ndeshjet e ardhshme në Serinë A, ndaj Frosinone më 26 dhjetor dhe ndaj Spal më 29 dhjetor janë vendimtare për të ardhmen e Gatuzos….

Xhenaro Gatuzo do ta shijojë Krishtlindjen si trajner i Milanit, por mund të mos jetë në krye të ‘kuqezinjve’ më 1 janar.

Mediat italiane konfirmojnë se dy ndeshjet e ardhshme në Serinë A, ndaj Frosinone më 26 dhjetor dhe ndaj Spal më 29 dhjetor janë vendimtare për të ardhmen e Gatuzos.

Në rast se Milan nuk merr 6 pikë të plota në këto dy sfida, atëherë trajneri do të shkarkohet dhe në vend të tij do të mbërrijë Arsen Venger.

Dështimi në ndeshjen e së shtunës ndaj Fiorentinës duket se ka tronditur klubin ‘kuqezi’, që nuk e priste një disfatë të tillë, ndaj dhe po studiohen rrugëdaljet.

Ivan Gazidis, shefi i ri i skuadrës ‘kuqezi’, ka qenë në Londër dhe ka takuar Arsen Vengerin, për t’i ofruar pozicionin e trajnerit.

Ata njihen mirë, pasi dikur të dy kanë qenë tek Arsenali dhe mund të ribashkohen këtë herë te Milani.

Duket se edhe presidenca e Elliot është dakord me ndryshimet, duke e konsideruar trajnerin francez si një garanci për projektin e ri.



Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply