Këto dy skuadra do të përballen mes vete me datë 26 dhjetor me fillim në ora 20:30 në ‘Xhuzepe Meaca’…
Paolo Macoleni është caktuar si arbitër kryesor i takimit më interesant të javës së 18-të në ‘Serie A’ midis Interit dhe Napolit. Këto dy skuadra do të përballen mes vete me datë 26 dhjetor me fillim në ora 20:30 në ‘Xhuzepe Meaca’.
Do të jetë kjo përballja e parë e këtij sezoni mes skuadrës së dytë dhe të tretë në tabelë, që pritet të dhurojnë spektakël në fushë.
Ndërkohë arbitër kryesor i takimit midis Atalantës dhe Juventusit është caktuar Luka Banti. Ndeshja midis Frosinones dhe Milanit, i është besuar Marko Guidas, teksa ndeshja ndërmjet Fiorentinës dhe Parmës do të drejtohet nga Mihael Fabri.
Bolonjës së Xhemailit dhe Lacios së Durmishit, Berishës dhe Strakoshës do ju referojë Luka Paireto, Daniele Orsato do të jetë kryesori në takimin midis Kaljarit dhe Xhenoas së Goran Pandev, ndërkohë ndeshjen Roma – Sasuolo, do ta drejtoë Piero Xhakomeli.
Bylbyl kryesor i takimit në Xhenoa midis Sampdorias dhe Kievos do të jetë Antonio Giua, Daniele Doveri do të drejtojë përballjen midis SPAL dhe Udinezes së Valon Behramit, teksa drejtësinë në ndeshjen midis Torinos dhe Empolit të Frederik Veselit do ta ndajë Fabio Mareska.