Ishte kjo fitorja e katërt me rradhë për ‘spërsat’, me ç’rast skuadra londineze përforcon pozitën e tretë në renditje….
Totenhami ka turpëruar Evertonin në ndeshjen e fundit të javës së 18-të, duke e mundur në ‘Gudison Park’ me rezultatin e thellë 2:6. Ishte kjo fitorja e katërt me rradhë për ‘spërsat’, me ç’rast skuadra londineze përforcon pozitën e tretë, duke qenë larg liderit aktual Liverpullit vetëm 6 pikë, dhe vetëm dy pikë larg skuadrës së dytë në renditje, Mançester Sitit.
Ndryshe ishte Evertoni që avansoi në këtë ndeshje, falë golit të shënuar në minutën e 21-të nga Uolkot, mirëpo që më pas ‘karamelat’ pranuan tre gola të njëpasnjëshëm. Son Ali dhe Kejn u regjistruan në listën e golashënuesve gjatë pjesës së parë.
Eriksen në startin e pjesës së dytë shënoi për 1:4, para se Sigurdson të shënonte golin e dytë për Evertonin, që njëherit ishte edhe goli i fundit për vendasit në këtë ndeshje, pasi deri në mbyllje Totenhami realizoi edhe dy gola të tjerë, me autorë Son dhe Kejn, që realizuan edhe golat e dytë personal, për rezultat përfundimtarë Evertoni 2, Totenhami 6.