Ronaldo ‘bëhet’ edhe arbitër, kontrollon VAR-in pas golit të anuluar të Kostas (VIDEO)


Video e Kristiano Ronaldos, që qëndron afër vijave kufizuese të fushës për të parë VAR-in…

Juventusi të shtunën në mbrëmje mundi Romën minimalisht 1:0, në një ndeshje ku e dominoi lojën në tërësi.

Madje ‘Zonja e Vjetër’ në sekondat e fundit shënoi edhe golin e dytë me anë të brazilianit Daglas Kosta, mirëpo pas ndërhyrjes së VAR-it, i njëjti u anulua për shkak të një goditje dënimi gjatë aksionit, në të cilin Kristiano Ronaldo luante rolin e asistuesit.

Ronaldo – VAR on Vidnews.

Arbitri Masa e akordoi të rregullt golin, por më pas u thirr për të parë pamjet, ku verifikoi se ishte shkaktuar më parë një ndërhyrje e palejuar.

Por, një video e Kristiano Ronaldos, që qëndron afër vijave kufizuese të fushës për të parë VAR-in, teksa edhe arbitri Masa po e verifikonte vetë, po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Portugezi qëndron i palëvizur, duke parë shumë i përqendruar pamjet nga monitori i vogël, edhe pse në një moment arbitri i katërt i bën me shenjë që të largohet, pasi nuk ka të drejtë të qëndroj aq afër dhe se me një gjë të tillë duhet të merret arbitri dhe jo vetë ai.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply