Ky i fundit skuadrës nga Çairi iu bashkua shkurtin e këtij viti, duke u shndërruar shumë shpejt në një titullarë të padiskutueshëm…
Pas Bazhe Ilijoskit, Kristijan Stojkoskit, si dhe Bllagoja Ljamçevskit, me shumë gjasa nga rradhët e FC Shkupit do të largohet edhe mbrojtësi Toni Tipuriç.
Ky i fundit skuadrës nga Çairi iu bashkua shkurtin e këtij viti, duke u shndërruar shumë shpejt në një titullarë të padiskutueshëm. Tipuriç gjatë stinorit vjeshtorë ishte njëri ndër futbollistët më standard te FC Shkupi, duke qenë prezent në të gjitha 18 ndeshjet dhe duke realizuar 1 gol.
Kontrata e Tipuriç me FC Shkupin është valide deri me 15 qershor të vitit 2019-të, mirëpo i njëjti me shumë gjasa nuk do të qëndrojë deri në fundin e saj, njëjtë sikurse edhe Bllagoja Ljamçevski, i cili me FC Shkupin kishte kontratë deri verën e vitit 2020.
Ky i fundit pret që ti paguhen të gjitha pagat dhe të marrë dokumentacionin e duhur në duar, që do i mundësonte atij për të kërkuar mjedis të ri.
Rikujtojmë që të dy këta futbollistë ishin pjesë e suksesit të vitit të kaluar, njëjtë sikurse edhe Bazhe Ilijoski dhe Kristijan Stojkoski, kur me skuadrën nga Çairi pas plotë 14 viteve arritën që të luajnë në garat europiane, kur që në start u eliminuan nga gjigandët skocez të Gllazgou Renxhers.