Një gjë e tillë kishte ndodhur gjatë një takimi me agjentin, Zhorge Mendesh…
Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Fabio Paratiçi ka zbuluar një detaj interesant, duke njoftuar se Kristiano Ronaldo i është vetë ofruar skuadrës torineze. Një gjë e tillë kishte ndodhur gjatë një takimi me agjentin, Zhorge Mendesh, teksa po zhvillonin bisedimet për transferimin e Zhoao Kanselo.
“Gjithçka kishte filluar kur u takuam me Zhorzhe Mendesh për transferimin e Kanselo. Atë kohë Mendesh më patë thënë: ‘Nuk do besoni, mirëpo Kristiano dëshiron të vijë te Juventusi’. I thash që i besoj, mirëpo se rrethanat janë shumë të vështira. Djali im është një fans i madh i Ronaldos dhe vazhdimisht më pyeste: ‘Baba, pse nuk e blejmë?’. I thash se është e pamundur. Kur Ronaldo erdhi gjatë verës te Juve, djali im më tha: ‘Ti më the se është e pamundur’. Në atë moment nuk kisha përgjigje” – rrëfeu Paratiçi për ‘Sky Sport Italia’.