Milani ka pësuar disfatë minimale 0:1 në ndeshjen derbi të
javës së 17-të në ‘Serie A’ ndaj Fiorentinës, duke vazhduar ti zhgënjejë tifozët
‘kuqezi’, të cilët në pjesën e dytë të sezonit presin ndryshime më të mëdha si
në shtabin teknik, ashtu edhe në fondin e futbollistëve.
Golin e vetëm për Fiorentinën e realizoi Federiko Kieza në minutën e 73-të, gol ky që me shumë gjasa do të lëkund rëndë pozitën e trajneri të ‘rossonerëve’, Xhenaro Gatuzos.
Pas kësaj disfate, Milani tashmë zbret në pozitën e 5-të me 27 pikë, një më pak se Lacio e vendit të katërt, që në ndeshjen e parë të kësaj jave mundi Kaljarin me rezultatin 3:1.
Napoli ka regjistruar edhe fitoren e 13-të sezonale, duke mundur minimalisht 1:0 ekipin e SPAL, Sampdoria në transfertë me rezultatin 4:2 mundi Empolin, teksa Xhenoa si vendas me rezultatin 3:1 mundi ekipin e Etrit Berishës, Atalantan.
Ndeshjet Sasuolo – Torino dhe Udinese – Frosinone u mbyllën me barazimin identik 1:1.