Asgjë e re, Real Madridi sërish kampion Bote

Reali i Madridit edhe për të tretin vit me rradhë është shpallur kampion Bote, pasi sonte në finalen e Abu Dabit mundi ekipin e Al Ain me rezultatin 4:1, njofton ‘infOSport.mk’.

Luka Modriç  hapi serinë e golave në minutën e 14-të, me të cilin gol u mbyll edhe pjesa e parë e këtij takimi. Pas saktësisht një ore lojë, Markos Jorente dyfishoi rezultatin, Serhio Ramos në minutën e 78-të shënoi edhe golin e tretë për ‘madrilenët’, teksa Nader në minutën e parë shtesë shënoi në rrjetën e gabuar duke i mundësuar Realit që të shënojë edhe golin e katërt.

Golin e vetëm për ekipin e Al Ain nga Eniratet e Bashkuara Arabe e realizoi Shiotani në minutën e 86-të.

Për Realin e Madridit është ky trofeu i katërt në kuadër të Kupës së Botës për Klube, ndërsa vlen të theksohet se kjo skuadër ka edhe tre trofe të tjera të Kupës Interkontinentale.

Leave a Reply