Më të mirët në futbollin vendor për vitin vitin 2018-të, Shkëndija rrëmbeu thuajse të gjitha çmimet


Përmes një gala mbrëmje të organizuar në Teatrin Kombëtar maqedonas, Federata e Futbollit të Maqedonisë shpalli më të mirët për vitin që jemi duke lënë pas, njofton ‘infOSport.mk’.

Skuadra e Shkëndijës që fitoi dy titujt në futbollin vendor, i rrëmbeu thuajse të gjitha çmimet. Skuadra tetovare si kolektiv fitoi çmimin e skuadrës më ‘Fair-Play’, ndërsa skuadra e të rinjëve, që gjithashtu u shpall kampione, fitoi çmimin si skuadra më e mirë. Goleadori i tyre Besart Ibraimi rrëmbeu çmimin e më të mirit në futbollin vendor si dhe të golashënuesit më të mirë, Osmani u shpall trajneri më i miri, njëjtë sikurse edhe Bekim Osmani në konkurrencën e të rinjëve, teksa tashmë ish futbollisti i tyre Enis Fazlagiç, morri çmimin e më të mirit tek të rinjët.

Enis Bardhi u shpall si futbollisti më i mirë që luan jashtë vendit, Goran Pandev u shpërblye me çmim për kontributin e dhënë dhe afirmimin e futbollit jashtë vendit, teksa Marjan Markoski nga Ohri u shpall si arbitër më i mirë për vitin 2018.

Si punëtorë më i mirë sportiv u shpall Kiril Gogov nga ekipi i Kit Go nga Pehçeva, Darko Rangotov dhe Marjan Stefanovski nga KMF Veles rrëmbyen çmimin e lojtarit dhe trajnerit më të mirë, teksa në konkurrencë të femrave Aleksandra Ristovska nga ekipi i Tiverija u shpall si futbolliste më e mirë.

Yllza Maksuti nga ekipi AS Junajted rrëmbeu çmimin e golashënueses më të mirë, Jana Çubrinovska u shpall si futbolliste e re me mjaft perspektivë, Ilija Mandarov nga ekipi i Dragon fitoi çmimin e trajnerit më të mirë, ndërkohë Slave Velkov u shpërblye me çmimin për kontributin e dhënë në futbollin e femrave.

Leave a Reply