Lionel Messi ka dhuruar 100 mijë euro për produkte shëndetësore, bazë që do të shpërndahen në krahinën argjentinase të Chacho-s, vendi ku edhe ka lindur gjeniu argjentinas. Këtë donacion super ylli i Barcelonës e dërgoi nëpëmjet UNICEF-it, aty ku është edhe ambasador.
Kjo nuk është hera e parë që Messi kryen bamirësi në vendin e tij, ndërsa me investimin e fundit prej 100 mijë euro kanë përfituar rreth 37 mijë djemë dhe vajza nga kjo inciativë e yllit argjentinas.