Barcelona pasditën e së enjtes zyrtarizoi transfertën e parë për merkaton e janarit. Është ish mbrojtësi i Interit, Jeison Muriljo, ai i cili iu bashkua skuadrës ‘katalunase’, mirëpo vetëm në formë huazimi nga rradhët e Valencias deri në mbyllje të këtij sezoni.
Sipas asaj që raporton e përditshmja katalunase, “Mundo Deportivo” ishte Leo Messi që kishte bindur atë t’i bashkohet Barcelonës, skuadër kjo që në fund të sezonit, varësisht nga paraqitjet e Muriljos, ka të drejtën e blerjes së kartonit të tij për shumën e 25 milion eurove.