Pas Real Madridit, Mançester Sitit, Borusia Dortmundit dhe Benfikës, në garë për për t’i fituar shërbimet e reprezentuesit të Maqedonisë Elif Elmas është kyçur edhe skuadra e Lacios. Sipas “Kallçomerkato”, skautët lacian një kohë të gjatë kanë ndjekur paraqitjet e Elmasit me fanellën e Fenerbahçes, ndërsa së fundmi drejtori sportiv Igli Tare ka filluar edhe bisedimet me drejtuesit e skuadrës turke dhe menaxherin e lojtarit nga Shkupi.
Lacio, Elif Elmasin e sheh si pasues të Sergej Milinkoviq-Saviqit, me këtë të fundit që është pranë largimit, pasi kërkohet nga shumë gjigand europian si PSZH, Juventus, Inter e Milan. Kujtojmë që Elmasi me Fenerbahçen ka kontratë deri në vitin 2022, ndërsa në rast transferimi, shkupjani posedon klauzolë rreth 15 milionë euro.