Enis Bardhi është shpallur si futbollisti më i mirë nga Maqedonia që luan jashtë vendit për sezonin 2017/2018. Futbollisti shqiptarë që luan me Levanten zhvilloi një sezon të shkëlqyeshëm me skuadrën nga Valencia, duke bërë një super debutim në një ndër ligat më të forta europiane, La Liga-n.
Bardhi në 26 ndeshje me Levanten realizoi 9 gola, 5 prej të cilëve nga gjuajtjet e lira, ndërsa gjithashtu bëri disa paraqitje mbresëlënëse edhe me përfaqësuesen e Maqedonisë, ku shumë shpejt u shndërrua në një futbollistë shumë të rëndësishëm te skuadra e Igor Angellovskit.
Duke pasur parasysh obligimet që ka me Levanten, Bardhi nuk ishte prezent në manifestimin e organizuar nga FFM-ja, ndërsa çmimin e tij e morri babai i tij, Baki Bardhi.