Pak para përmbylljes së vitit kalendarik, FIFA ka publikuar raportin lidhur me ngjitjen apo rënien e kombëtareve në në ranglistë përgjatë vitit 2018-të.
Në artikullin e FIFA-s shkruan që Kosova është shteti që ka bërë ngjitjen më të madhe në vitin 2018, duke u ngjitur plot 46 vende në ranglistën e përgjithshme të FIFA-së, një arritje kjo fenomenale për skuadrë ‘dardane’, që vazhdon të mbetet në pozitën e 131 me 1113 pikë.
Pozicionin e saj nga muaji i kaluar nuk e ka ndryshuar as Shqipëria, që vitin 2018-të do ta mbyllë në pozitën e 60-të.
Ranglistës së FIFA-së për vitin 2018 i prin Belgjika, ndërsa në përgjithësi ngritje gjatë vitit 2018 kanë pasur përfaqësueset nga kontinenti i Evropës.
Përditësimi i ardhshëm i ranglistës do të bëhet më 7 shkurt të vitit 2019-të.