Përfaqësuesja e Maqedonisë nuk ka lëvizur fare edhe në renditjen më të re nga ana e FIFA-s të publikuar gjatë ditës së sotme.
Maqedonia në muajin në të cilin nuk zhvilloi asnjë ndeshje me 1343 pikë mban pozitën e 68-të, teksa kundërshtari i tyre në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, Kosova me 1113 pikë renditet në pozitën e 131-të.
Në krye të renditjes mbetet Belgjika me 1727 pikë, një më shumë se Franca e vendit të dytë, ndërsa në mesin e 10 kombëtarev më të mira në Botë, ka vend edhe për Brazilin, Kroacinë, Anglinë, Portugalinë, Uruguain, Zvicrën, Spanjën dhe Danimarkën.