Kylian Mbape, një nga futbollistët më premtues që ka sot bota e futbollit, po feston ditëlindjen e 20-të.
Në këtë ditë të shënuar, ylli i PSZH-së ka zgjedhur ditëlindjen e 14-të, si më të mirën e tij.
Gjashtë vite më parë, Mbape si një 14 vjeçar ishte në prova te Real Madridi, dhe pati mundësinë të takonte emra që i dashuronte dhe ëndërronte të bëhej si ata, Zinedine Zidanen dhe Kristiano Ronaldon.
Takimi me këto dy figura të mëdha, ka bërë që ditëlindja e 14-të të jetë e paharruara për të.
“Ditëlindja ime e 14-të ishte më e mira. Atëkohë isha për stërvitje një javë te Real Madridi, dhe kam qenë me fat që kam takuar Zinedine Zidanen dhe Kristiano Ronaldon” – është përgjigjur Mbape, në pyetjen për ditëlindjen më të mirë të tij.