Programi argjentinas “Jorge Ramos y su banda”, që emetohet në ESPN, ka lëshuar një lajm bombastik, duke akuzuar numrin 1 të Real Madridit, Florentino Perez.
Moderatori i emisionit shfaqi një mesazh që një person pranë numrit “1” të Realit, Florentino Perez i kishte dërguar atij. I njëjti ishte dërguar me datë 12 dhjetor (pesë ditë përpara shortit të datës 17), dhe përmes të njëjtit Florentino Perez kishte bërë presion te UEFA që në gogla të kapej Ajaksi, e që në fund doli të jetë kundërshtari real i ‘mbretërve’.
Gazetari Jorge Ramos edhe përkundër këtyre detajeve të zbuluara, megjithatë nuk ka zbuluar burimin.
Tashmë ky lajm me siguri se do të zgjojë shumë polemika, pas zërave të ndryshëm se Perez bëri presion që Modriç të fitonte ‘Topin e Artë’, teksa Ronaldo ishte transferuar te Juventusi.