E bujshme, skuadra e ligës së tretë, Osogova nga Koçani kërkon shërbimet e Murinjos!

Hoze Murinjo vazhdon të jetë në qendër të mediave ndërkombëtare, por edhe atyre nga vendi ynë, duke pasur parasysh se emri i portugezit së fundmi është lidhur me  skuadrën e Osogovës, që garon në Ligën e tretë futbollistike të Maqedonisë.

Nga skuadra e Koçanit, që viteve të 90-ta garonte në Ligën e Parë, përmes profilit të tyre zyrtarë në ‘Tëitter’ i kanë ofruar Murinjos postin e trajnerit, duke aluduar në dështimin e tij të madh me skuadrën e Mançester Junajtedit, te e cila skuadër u shkarkua ditë më parë.

‘Hoze Murinjo ejani tek ne! Ju nuk do të humbisni asgjë, natyrisht, ne jemi kampionë, të paktën ju do të mësoni gjuhën maqedonase’, – kishin shkruar nga klubi i Osogovës, që gjatë stinorit vjeshtorë arriti që të shpallet kampion në Ligën e Tretë – Lindje me 33 pikë, 6 më shumë se dy ndjekësit më të afërt, Ovçe Pola dhe Kezhovica.

 

Leave a Reply