Alimi: Shkëndija është ekipi më i fortë në vend dhe kjo nuk do të ndryshojë një kohë të gjatë!

Shkëndija e mbylli gjysmësezonin vjeshtor në vendin e parë të tabelës në kampionat dhe e eliminuar nga Kupa e Maqedonisë. “InfOSport.mk” ka realizuar një intervistë ekskluzive me kapitenin e Shkëndijës së Tetovës, Armend Alimin. Ky i fundit në intërvistën e dhënë për portalin tonë, sado pak ka përshkruar ecurinë e skuadrës tetovare në këtë gjysmësezon, duke treguar edhe për objektivat për vitin e ardhshëm.

InfOSport:Armend, e nisët me lodhje kampionatin nga aventura e gjatë në Eurpë gjatë verës, por në 8 xhirot e fundit arritët të rimerni veten dhe e mbyllët si kampion vjeshtor. Një përmbledhje për këtë gjysmësezon nga këndvështrimi juaj si kapiten i Shkëndijës?

Alimi: Po është e vërtet se nuk e kemi nis si duhet, por më e rëndësishme është ajo se u kthyem me kohë në vendin dhe formën e duhur për tu kthyer në krye të tabelës. Mendojë se udhëtimet, ndeshjet, presioni që patëm në Europa League ndikuan fizikisht dhe psiqikisht te ekipi, por gjithnjë kemi pas vetbesim se mundemi ta kthejmë situatën për të mirë që në fund edhe e dëshmuam se mundemi.

InfOSport: Punët nuk ju ecen mirë në Kupë ashtu si në kampionat. Cili është problemi apo ndikuan në ekip mungesat e Ibraimit dhe Zhuniorit?

Alimi:
Është normale të mungojnë lojtar si Ibraimi, Zhunior dhe Radeski që një kohë të gjatë nuk është me ne, mirëpo kjo prap nuk e arsyeton eliminimin tonë nga Kupa. Mendoj se bëmë një ndeshje të dobët dhe kjo na kushtoi edhe pse pak edhe fati na u ktheu shpinën, mirëpo futbolli i ka këto gjëra dhe neve tash na mbetet të fokusohemi në kampionat dhe të bëjm më të mirën.

InfOSport: Çfarë mendoni se duhet të ndryshojë Shkëndija në këtë periudhë të pauzës, përforcime të reja?

Alimi:
Nuk është e imja të komentoj në këtë aspekt. Së pari mendoj se duhet të shfrytëzojmë pauzën për të pushuar dhe harruar gjithçka dhe në janar të përvishemi punës dhe të përgatitemi sa më mirë për sfidat e ardhshme.

InfOSport: Kur jeni të eliminuar nga Kupa, gjysmësezonin pranveror do të jeni të përqëndruar vetëm në kampionat. Jeni optimist se do të fitoni sërish titullin e kampionit?

Alimi: Është e qartë se si qëndrojnë punët për momentin dhe në qoftë se në fund nuk bëhemi kampion, të gjithë kemi dështuar. Ne dëshmuam në këtë gjysmësezon se jemi ekip më i mirë në kampionat për momentin dhe besoj se kjo gjë nuk do të ndryshojë për një kohë të gjatë.

InfOSport: Nëse shpalleni sërish kampion dhe kompletoni ekipin me disa përforcime adekuate, mendoni se Shkëndija përfundimisht do të jetë e denjë të kualifikohet së paku në grupet e Liga Evropës në sezonin e ri?

Alimi:Tre vite me radhë jemi në “plej of” të Liga Evropës dhe mendoj se kjo nuk është gjë e vogël. Herën e fundit kundër Rosenborgut e dimë të gjithë se se s nuk arritëm të kalonim për të kyçur në grupe, ndërsa këtë herë shpresojë të kemi edhe fat dhe të bëjmë hapin e madh edhe pse kemi edhe shumë kohë deri në ato ndeshje.

InfOSport: Ashtu si rrodhën gjërat këtë sezon, mendoni se më mirë doli ajo që Shkëndija nuk arriti të kualifikohet në grupet e Liga Evropës, pasi ende skuadra nuk është në atë nivel të lartë për të mbijetuar edhe në kampionetet vendore dhe në atë Europian, tek këta të fundit ku marrin pjesë vetëm ekipe të mëdha dhe asnjëra prej atyre nuk ndodhet rastësisht aty? Pasi qëllimi Shkëndijës është që të bëjë ndonjë mrekulli dhe jo vetëm pjesëmarrje ose turpërim siç ju ndodhi rivalëve tuaj Vardarit vitin e kaluar?

Alimi:
Përkundrazi unë mendoj se ajo humbja nga Rosenborgu pati ndikim negativ tek ne lojtarët pasi ende nuk mund të besojmë se si nuk kemi arritur të kualifikohemi pas asaj ndeshje që zhvilluam që për mua ka qenë një ndër ndeshjet më të mira ndoshta edhe më e mira që kam luajtur në Kupat Europiane. Normal futbolli që bëhet në grupet e Liga Evropës është në nivel tjetër nga kampionati jonë dhe për të luftu në dy fronte duhet fond i madh i lojtarëve dhe poashtu ekipe më të forta në kampionatqë të mundet ekipi të mbaj lart ritmin e ndeshjeve. Mendoj se KF Shkëndija ka arritur prej vitit në vi të rritet si ekip dhe të bëj përvojën e duhur që vitet e ardhshme të shkruaj historinë në Europë.  

Leave a Reply