Sulmuesi i Trepça ’89 i bashkohet Akademia Pandevit

Akademia Pandev ka bërë goditjen e parë në merkato. Skuadra nga Strumica që pjesën e parë të sezonit 2018/2019 e mbylli në pozitën e tretë pas dyshes Shkëndija, Vardari, në rradhët e veta ka arritur që të sjellë sulmuesin Stojanço Velinov, i cili së fundmi ishte pjesë e Trepça ’89 në Superligën kosovare.

Burime të afërta me ‘infOSport.mk’ bëjnë me dije se ish sulmuesi i Renovës me Akademia Pandevin ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, duke dalë fitues përballë disa skuadrave tjera nga vendi, që gjithashtu ishin vënë në kërkim të shërbimeve të sulmuesit 29-vjeçar nga Koaçani.

Rikujtojmë për shërbimet e Velilnov interesohej edhe skuadra kampione e vjeshtës në Ligën e Dytë – Perëndim, Struga Trim Lum.

Mirëpo Velinov nuk pritet të jetë përforcimi i vetëm i Akademia Pandev në repartin e sulmit, pasi drejtuesit e kësaj skuadre pretendojnë të transferojnë edhe 1-2 futbollistë tjerë ofenziv.

Leave a Reply