Skuadra e Milanit do të tentojë që të rikthejë kolumbianin Luis Muriel në ‘Serie A’. ‘Rossonerët’ mund të marrin kolumbianin nga rradhët e Seviljës në formë huazimi, me opcion për të blerë kartonin e tij për shumën e 12 milion eurove. Një gjë e tillë mund të ndodhë që në merkaton e janarit, shkruajnë ‘SportMediaset’ dhe ‘Marca’.
Sevilja transferoi Murielin nga rradhët e Sampdorias verën e vitit 2017-të për shumën e 21.6 milion eurove, mirëpo gjatë këtij sezoni kolumbiani në vetëm një ndeshje është paraqitur si titullarë me fanellën e skuadrës andaluziane.
Në ‘Serie A’, Muriel ka lënë përshtypje të mirë me paraqitjet te Udineze dhe Sampdoria. Në 165 ndeshje në futbollin elitar italian, Muriel kishte regjistruar 43 gola dhe 33 asistime.
#Milan, proposto #Muriel: la situazione https://t.co/RHnaraie6y pic.twitter.com/XNoQWNoGg3
— calciomercato.com (@cmdotcom) December 18, 2018