Bajern Munihu me shumë gjasa do të ndërhyjë në merkaton e janarit, ku pretendon të bëjë për vete yllin e Romës, Xhengiz Under.
21-vjeçari turk është në “radarin” e klubeve angleze, Totenham, Arsenal dhe dy Mançesterave, mirëpo si duket ‘bavarezët’ janë në ‘pole position’.
Megjithatë një transferim i këtillë skuadrës gjermane do ti kushtonte plotë 60 milion euro, shumë kjo që do kënaqte drejtuesit ‘romak’, të cilët e dinë se
nuk kanë fuqi ta mbajnë këtë super futbollistë në skuadër.
Under, i cili Romës iu bashkua verën e vitit 2017-të gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 14 ndeshje në ‘Serie A’, duke realizuar edhe 2 gola, ndërsa në 6 ndeshje të Ligës së Kampionëve, ai ka realizuar 3 gola.