Projekti që u paralajmrua nga presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muhamed Sejdini dhe kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu për tribunën shtesë në stadiumin e Çairit në të cilin luan FC Shkupi ka marrë përmasat e seriozitetit dhe punët që projekti të realizohet në kohë janë duke vijuar në avazin e dëshiruar.
Sot në hapësirat e Komunës së Çairit, numri një i këtij insituticioni Visar Ganiu ka pritur drejtuesit e FC Shkupit në një takim pune rreth projektit për tribunën shtesë.
Në takim kanë marrë pjesë drejtori sportiv i FC Shkupit, Omer Bunjaku së bashku me anëtarin e këshillit drejtues Suat Alija dhe përfaqësuesit e sponsorit z. Ayhan Barishici dhe z. Xhan Çobanolu.
Temë e takimit ishin intervenimet infrastrukturore në stadiumin e Çairit që do të fillojnë vitin e ardhshëm me ndërtimin e tribunës së re, përgatitjet për sezonin pranveror dhe plani për përforcimin e skuadrës.
“Ditë të mbara po e presin klubin tonë të zemrës. Sëbashku në përkrahje të sukseseve të reja”, ka shkruar mes tjerash Visar Ganiu në profilin zyrtar në rrjetin social fejsbuk.