Atletiko Madridi gjatë ditës së sotme mësoi emrin e kundërshtarit për në ndeshjet e 1/8 së finales se Ligës së Kampionëve Europian. Kundërshtarë i ‘jorganxhinjëve’ në këtë fazë do të jetë Juventusi, një ndër skuadrat pretendente për titullin e kampionit të Europës. Mirëpo ky nuk është lajmi i vetëm i keq për Atletiko Madridin, pasi trajneri Simeone në ndeshjet e ardhshme kampionale do të duhet të luaj pa mbrojtësin e krahut të majtë, Filipe Luis.
Braziliani në ndeshjen e fundit ndaj Valjadolidit të fituar me rezultatin 3:2, pësoi një tërheqje muskulore në këmbën e tij të majtë, me ç’rast duheshe të zëvendëzohet në minutën e 60-të.
Sipas asaj që raportuan nga klubi madrilen, Filipe Luis do të mungojë për tri deri në katër javë, duke munguar kështu në ndeshjet kundër Espanjollit, Seviljës dhe Gironas.