Pas rezultateve të dobëta të këtij edicioni, drejtuesit e Mançester Junajtedit vendosën më në fund që të shkarkojnë portugezin Hoze Murinjo.
Nën drejtimin e tij këtë edicion ‘Djajtë e Kuq’ në 17 ndeshje kanë regjistruar vetëm 7 fitore, 5 barazime dhe 5 disfata, përfshirë këtu edhe disfatën e fundit ndaj Liverpullit, me protagonistë kryesor Xherdan Shaqirin.
Futbollisti shqiptarë realizoi dy golat vendimtarë në atë fitore 3:1 të Liverpullit, duke shënuar në minutat 73 dhe 80, edhe pse në lojë ishte inkuadruar vetëm në minutën e 70-të. Kësisoj Shaqiri mund të quhet edhe si shkaktari kryesor për këtë shkarkim të Murinjos, vendin e të cilit me shumë gjasa deri në fund të sezonit do ta zë njëri prej ndihmësve të tij dhe ish futbollistë i Junajtedit, Mihael Karik.