
Gjatë ditës së sotme drejtuesit e Mançester Junajtedit edhe përfundimisht vendosën të shkarkojnë portugezin Murinjo nga posti i trajnerit. ‘Djajtë e Kuq’ nuk po kalonin momente aspak të mira në Premierligë gjatë këtij edicioni, me ç’rast durimi i drejtuesve të Junajtedit mbaroi sot, duke i treguar derën trajnerit të tyre të deritanishëm.
Mirëpo edhe përkundër këtij fakti, Murinjo do të përfitojë hiq më pak se 20 milionë euro nga shkarkimi, pasi ai me ‘Djajtë e Kuq’ kishte kontratë deri në vitin 2020.