Vetëm disa orë pasi u publikua lajmi për shkarkimin e Hoze Murinjos nga ana e drejtuesve të Mançester Junajtedit, mediat angleze raportojnë se Mihael Karik do të jetë pasuesi i portugezit deri në fund të sezonit.
Murinjo u shkarkua pas dy sezoneve e gjysmë në pozitën e trajnerit te skuadra nga ‘Old Traford’, pas rezultateve dhe paraqitjeve të dobëta që pati skuadra e tij gjatë këtij sezoni.
Karik ishte pjesë e stafit të trajnerëve të Murinjos gjatë këtij sezoni, pasi i dha fund karrierës së tij si futbollist i Junajtedit vetëm një vit më parë.
Ai ishte pjesë e gjeneratës së artë te “Djajtë e kuq”, bashkë me futbollistë si Poll Skolls, Rajan Gigs, Geri Nevill dhe Dejvid Bekam.