Ish futbollisti i Shkëndijës, Enis Fazlagiç doli të jetë figura qendrore në test ndeshjen e futbollistëve shpresa të Maqedonisë, të zhvilluar në Ohër në kuadër të kampit përgatitor, në të cilin seleksionuesi Dobrinko Ilievski do të bëjë përzgjedhjen e futbollistëve për ciklin e ardhshëm eliminatorë.
Në mesin e futbollistëve që ishin pjesë e këtij takimi të ndarë mes ‘Të Kuqve’ dhe ‘Të Bardhëve’, ishin edhe dy futbollistët shqiptarë, Nehar Sadiki dhe Besnik Ferati.
Në fund fitues doli Sadiki, që bënte pjesë tek ekipi i ‘Të Kuqve’, që në fund triumfuan me rezultatin 2:1, falë dopietës së Enis Fazlagiç, teksa golin e vetëm për ekipin e ‘Të Bardhëve’ e realizoi Mario Naumoski gjatë pjesës së parë.
Në kampin në Dojran, seleksionuesi Dobrinko Ilievski ka ftuar gjithsej 25 futbollistë, ku pjesa më e madhe vijnë nga kampionati vendor. Nga futbollistët e ftuar, pjesëmarrjen e tyre e refuzuan portieri Riste Jankov si dhe futbollistët Erdon Daci, Agron Rufati, Bojan Kolevski dhe Darko Çurlinov.