Inzagi me Xhemailin ndalën Milanin, ‘rossonerët’ humbën dy titullarë për ndeshjen me Fiorentinën

Bolonja dhe Milani kanë barazuar pa gola në ndeshjen e fundit të javës së 16-të në ‘Serie A’, njofton ‘infOSport.mk’. Është ky barazimi i dytë me rradhë pa gol të shënuar nga ana e Milanit, skuadër kjo që nuk arriti të ruajë distancën prej 3 pikëve ndaj skuadrës së tretë në renditje, Interit.

Pas këtij barazimi Milani sërish mbetet në pozitën e katërt, tashmë me 27 pikë, 5 më pak se Interi një pozitë më lartë, teksa Bolonja mbetet në zonën e rrezikshme, duke u renditur vetëm në pozitën e 18-të me 12 pikë të tubuara.

Kjo ndeshje ishte shumë e rëndësishme për trajnerin e Bolonjas, Filipo Inzagi, që rrezikonte postin e tij, në rast se do të humbiste sërish. Te Bolonja në këtë ndeshje për gjatë 90-të minutave në fushë ishte tetovari, Blerim Xhemaili, ndërsa vlen të ceket se Milani nga minuta e 76-të luajti me një futbollistë më pak në fushë, pas përjashtimit të Bakajokos me të kuq. Në këtë mënyrë mesfushori qendror do ti mungojë Milanit në ndeshjen e ardhshme kundër Fiorentinës, ndaj së cilës skuadër gjithashtu do të mungojë edhe Frank Kesie, një tjetër mesfushorë qendre, i cili gjatë pjesës së dytë u ndëshkua me kartonë të verdhë, duke përmbushur numrin prej 5 kartonëve.

 

Leave a Reply