Guardiola po përgatit një ofertë serioze për Iskon!

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola është i gatshëm të dërgojë një ofertë serioze për shërbimet e mesfushorit të Realit të Madridit, Isko, njofton ‘AS’, përcjellë ‘infOSport.mk’.

Aktualisht 26-vjeçari po kalon një ndër periudhar më të vështira te Reali i Madridit. Ai ka filluar të humbas besimin e trajnerit Santiago Solari, ndërsa së fundmi edhe tifozët ‘madrilen’ janë vënë kundër tij.

E gjithë kjo sjellë edhe spekullimet, se spanjolli mund të largohet nga ‘Bernabeu’ dhe se dëshira e tij shumë lehtë mund edhe të realizohet.

Isko me Realin e Madridit ka kontratë deri në vitin 2022 dhe një klauzolë, sipas së cilës skuadrat e interesuara për të blerë atë do të duhet të paguajnë 700 milion euro. Megjithatë edhe përkundër këtij fakti, drejtuesit ‘madrilen’ janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat eventuale për futbollistin e tyre.

Isko tashmë një kohë më të gjatë është në radarët e Mançester Sitit, skuadër kjo që e dëshironte atë edhe gjatë vitit 2013-të, mirëpo atë kohë spanjolli preferoi të transferohet te Reali i Madridit nga rradhët e Malagës.

Tani skuadra angleze sërish ka zgjuar interesim për Iskon dhe duket se ka shanse më të mëdha për të marrë atë në rradhët e veta, pasi edhe Guardiola është i gatshëm të ofrojë një shumë serioze për të.

Informacionet thonë se shuma e menduar nga Guardiola dhe Siti mund të jetë në vlerë prej 86 milion euro, mirëpo e njëjta nuk duket të jetë e mjaftueshme, pasi ‘mbretërit’ insistojnë në shumën e 100 milion eurove.

Interesimit nga ana e Mançester Sitit po i gëzohet edhe vetë Isko, i cili dëshiron të punoj nën urdhërat e Guardiolas. Ai beson se ish trajneri i Barcelonës mund të ndihmojë atë që të tregojë gjithë potencialin e tij te skuadra nga ‘Etihad’.

Leave a Reply