Adrijan Bajrami, 16-vjeçari i Jang Bojs, karrierën e tij ka vendosur ta vazhdojë në Portugali, duke nënshkruar me skuadrën gjigande të Benfikës.
Gjithçka është pasqyruar nga mediat portugeze, të cilat njoftojnë se fillimisht shqiptari duhet t’i bashkohet ekipit të të rinjëve, e më pas të tentojë të arrijë edhe deri te ekipi i parë.
Bajrami është pjesë e të rinjëve të Zvicrës U16, edhe pse kjo lëvizje me siguri se do të zgjoj interesimin edhe të Kombëtares shqiptare, por njëkohësisht edhe përfaqësueses së Kosovës, që me siguri se do të tentojnë të bëjnë për vete këtë talent, para të cilit është një e ardhme e ndritur.