Elseid Hysajn viti 2019-të mund ta gjejë me një skuadër të re. Reprezentuesi shqiptarë është duke menduar largimin nga Napoli, ndërsa për shërbimet e tij po insiston Çelzi dhe trajneri i kësaj të fundit, Mauricio Sarri.
Agjenti i mbrojtësi shqiptar ka thënë se ata janë duke e shikuar ofertën e ‘bluve’ të Londrës, dhe se një vendim rreth transferimit eventual të Hysajt në ‘Stemford Brixh’ do të marrin vetëm gjatë afatit kalimtar të janarit.
‘Ne do të bisedojmë me Napolin gjatë afatit kalimtarë të janarit’, tha fillimisht Mario Xhiufredi.
‘Ai mund të transferohej te Çelzi që në merkaton e verës, pasi Sarri e dëshironte atë në verë kur klauzola ishte 50 milionë euro. Ndoshta Napoli do ta pranonte shumën e 45 milionë eurove, por që ky afat kalimtar do ta vendos të ardhmen e Hysajt’, ka shtuar më tej agjenti i mbrojtësit të Kombëtares së Shqipërisë, i cili pjesë e Napolit është që nga gushti i vitit 2015-të, ndërsa që nga atëherë numëron 152 ndeshje, 17 prej të cilëve këtë edicion (14 në Serie A dhe 3 në Ligën e Kampionëve).