Shorti i Ligës së Kampionëve dhuroi atë që nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë

Mesditën e sotme në Nion të Zvicrës u hodh shorti për ndeshjet e 1/8 së finales në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Goglat e shortit përcaktuan 3 duele anglo-gjermane, një gjë kjo që nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë.

Shalke 04-Mançester Siti, Totenham-Dortmund dhe finalja e parakohshme, Liverpull-Bajern Munih, do të jenë sfidat mes klubeve angleze dhe atyre gjermane që do të përballen mes tyre në muajin shkurt me ndeshjet e tyre të para.

 

Leave a Reply