Kristiano Ronaldo ka nxjerrë në shitje makinën e tij të parë, Audi S3 Coupe, të cilën ylli i Juventusit e kishte përdorur në kohën kur luante te Mançester Junajtedi në Angli.
Edhe pse kjo Audi S3 e vitit 2000 momentalisht kushton mes 6 mijë deri në 10 mijë euro, pronari i saj i ka vënë çmimin prej 20 mijë eurove.
Kjo nuk është ndonjë çudi e madhe pasi çmimi i lartë vjen për shkak se është përdorur nga CR7.
Ylli portugez e kishte blerë këtë makinën në dorën e dytë në sezonin e tij të parë te Mançester Junajtedi, pasi kishte kaluar në Premierligë nga Sportingu i Lisbonës verën e vitit 2003-të.