Skuadra italiane e Milanit do të tentojë të rikthejë brazilianin Aleksandre Pato, njofton ‘Gazzetta dello Sport’, përcjellë ‘infOSport.mk’.
Sipas këtij burimi, sulmuesi brazilian shihet si alternativë për transferimin e dështuar të Zlatan Ibrahimoviç nga LA Galaksi, dhe të Fabio Kualjarelas, i cili nënshkroi kontratë të re me Sampdorian.
Aktualisht Pato është pjesë e skuadrës kineze të Tianxhin Kuanzhian, ndërsa interesimi nga ana e Milanit ka shtyrë atë që të pranojë një pagë më të ulët se ajo që aktualisht merrë te skuadra kineze, plotë 9 milion euro në vit.
29-vjeçari Pato pjesë e Milanit ishte për 5 vite e gjysmë (2007-2013), duke regjistruar 150 ndeshje dhe 63 gola.
Ai këtë edicion e skuadrën e Tianxhin Kuanzhian në Superligën kineze në 22 ndeshje ka realizuar 15 gola, ndërsa 4 gola të tjerë ka realizuar në Ligën e Kampionëve të Azisë.