Kapiteni i Interit, Mauro Ikardi pa dyshim se është një ndër futbollistët më të mirë të Interit. Deri në këto momente sulmuesi argjentinas e ka ndihmuar shumë se çdo kush tjetër klubin e tij, duke i’a siguruar i vetëm plotë 12 pikë nga gjithsej 32 të arkëtuara gjatë 16 xhirove të para.
Të shtunën në mbrëmje Interi falë golit të Mauro Ikardit nga penaltia, e ekzekutuar në stilin ‘panenka’, mundi minimalisht 1:0 Udinezen.
| PENALTY |
Mauro Icardi with a cheeky Panenka to put Inter in front 😍 pic.twitter.com/J9LdNJoqgC
— Eleven Sports (@ElevenSports_UK) December 15, 2018
Për Ikardin ishte ky goli numër 9-të në ‘Serie A’ gjatë këtij edicioni. Edhe pse këtë edicion nuk po bind aq shumë për dallim nga sezoni i kaluar kur ishte një lider i padiskutueshëm i ekipit ‘zikaltër’, të dhënat statistikore tregojnë se golat e tij po realizohen në momente shumë vendimtare.
Ikardi ka realizuar 12 nga gjithsej 13 penalti të ekzekutuara për Interin.
Sulmuesi 25-vjeçar në 201 ndeshje në të gjitha kompeticionet me fanellën e Interit ka realizuar 119 gola.
Icardi spietato dagli undici metri: 12 gol negli ultimi 13 rigori calciati https://t.co/cnjMppIw1Z
— FcInterNews.it (@FcInterNewsit) December 15, 2018