Liga e Kampionëve, 1/8 e finaleve sollën tre super përballje

Sot në Nion të Zvicrës është hedhur shorti për ndeshjet e 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve Europian, njofton ‘infOSport.mk’. Goglat deshën që në këtë fazë të kemi disa ndeshje shumë të mëdha, siç janë ato midis Atletiko Madridit dhe Juventusit, Liverpullit dhe Bajern Munihut, si dhe Mançester Junajtedit dhe PSZH-së.

Skuadra kampione në fuqi e Real Madridit në këtë fazë do të luaj me Ajaksin, Barcelona për kundërshtarë do të ketë Lionin, teksa skuadra kampione e Anglisë, Mançester Siti do të përballet me gjermanët e Shalke 04.

Skuadra e tretë gjermane, Borusia e Dortmundit do të luaj me Totenhamin, ndërsa përballja e fundit është ajo midis Romës dhe Portos.

Ndeshjet e para të 1/8 së finales në program janë me datë 12 shkurt të vitit 2019-të, ndërsa ato kthyese me datë 5 mars.

 

Liga e Kampionëve
Ndeshjet e 1/8 së finales
SHALKE 04 MANÇESTER SITI
ATL.MADRIDI JUVENTUSI
MANÇESTER J. PSZH
TOTENHAMI DORTMUNDI
LION BARCELONA
ROMA PORTO
AJAKSI REAL MADRIDI
LIVERPULLI BAJERN MUNIHU

 

Leave a Reply