Pas Samuel Umtitit, që tashmë një kohë më të gjatë ndodhet jashtë fushave të futbollit, te Barcelona lëndohet edhe një prej mbrojtësve tjerë, Tomas Vermalen.
Ky i fundit u lëndua në ndeshjen e fundit kundër Levantes së Enis Bardhit, në të cilën ndeshje skuadra ‘katalunase’ shënoi fitore 0:5.
Vermalen kishte pësuar një dëmtim të muskujve, ndërsa informacionet brenda klubit ‘katalunas’ pohojnë se mbrojtësi do të mungojë për një muaj të plotë.
Belgu ka qenë shumë i pafat gjatë viteve të fundit, duke munguar për periudha të gjata nga fushat e futbollit për shkak problemeve me lëndimet, që nga koha kur ishte pjesë e Arsenalit, ndërsa i njëjti fat po e ndjek atë edhe te Barcelona, për të cilën skuadër gjatë këtij edicioni ka zhvilluar vetëm 3 ndeshje.
Ndryshe Vermalen pjesë e Barcelonës është që nga vera e vitit 2017-të, ndërsa brenda kësaj periudhe ai ka zhvilluar vetëm 47 ndeshje, duke realizuar edhe një gol.