Në Argjentinë duket se duhet të ruhen jo vetëm nga tifozët, por dhe nga lojtarët. Pas incidenteve që ndodhën në përballjen mes Riverit dhe Bokës, një tjetër problem është raportuar nga mediat argjentinase.
NJë lojtar ka dhunuar gjyqtarin në mënyrë brutale, aq sa e ka hedhur pa ndjenja në tokë. Në ndeshjen mes Miter Sporting dhe Santo Pipo, një prej lojtarëve vendas e ka goditur me grushte gjyqtarin, pasi kishte ndëshkuar me karton të kuq një prej shokëve të tij.
Arbitri është dërguar me urgjencë drejt spitalit, por siç shihet në video ka pësuar jo pak dëmtime dhe ndodhet në gjendje mjaft të rëndë. Polica ka ndërhyre më pas dhe ka arrestuar lojtarin agresiv, i cili ka përfunduar pas hekurave dhe me këtë veprim me siguri që i ka mbyllur derën vetes në botën e futbollit profesionist.
Argentina, brutale aggressione all’arbitro: calciatore arrestato!