Trajneri aktual i Atletiko Madridit, Diego Simeone do të drejtojë Interin në të ardhmen. Ka qenë vetë strategu argjentinas, i cili ka zbuluar një gjë të tillë, duke thënë se një gjë e tillë madje mund të ndodh në një të ardhme shumë të afërt.
‘Unë i kam thënë Interit mbi 2 mijë herë, do të ndodhë’, – tha fillimisht Simeone.
‘Do të vazhdojmë të punoj hap pas hapi, kam edhe një vit kontratë këtu te Atletiko Madridi, momentalisht po punoj mirë. Shpresoj që të vazhdojmë të njëjtën punë që 12 apo 13 vitet e kaluara, stili im i lojës është i njëjti me të klubit. Interi ka personalitet si klubet e tjera – Juventus, Barcelona, Ateltik Bilbao, kështu që ju duhet të vazhdoni me punën e mirë që po e bëni’, ka shtuar më tej argjentinasi.
Kujtojmë se Simeone te Interi kishte kaluar dy vite si futbollistë, kur edhe kishte fituar trofeun e Kupës së UEFA-s në vitin 1998, ndërsa emri i tij ka kohë që po lidhet me një kalim të mundshëm te ekipi ‘zikaltër’.