Arjen Roben në fund të këtij sezoni edhe zyrtarisht do të largohet nga rradhët e Bajernit të Munihut. Një gjë të tillë ka bërë të ditur vetë futbollisti holandez, i cili me shumë gjasa pas plotë 10 viteve aventurë me shumë herë kampionët e Gjermanisë, do të rikthehet në vendlindje.
Është skuadra e PSV Ajndhovenit dhe trajneri i saj, Mark Van Bomel që e dëshiron ish futbollistin e Çelzit dhe Realit të Madridit, madje atë që në muajin janar.
Mbetet të shihet nëse do realizohej një transferim i tillë merkaton e dimrit, apo të verës, ndërsa nëse do të ndodhte një gjë e tillë, Roben do të rikthehej sërish te skuadra e PSV Ajndhovenit, pjesë e së cilës ishte nga viti 2002 deri në vitin 2004, kur ishte transferuar në Angli te Çelzi.
Ndryshe Roben karrierën e tij e kishte nisur te Groningeni, edhe atë duke filluar nga grupmoshat e reja.