Katër herë kampionët e Europës, Ajaksi në ndeshjet e 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve do të përballet me kampionët në fuqi të Europës, Real Madridin. Skuadra e njohur holandeze futet me shumë ambicie në këto përballje ndaj ‘mbretërve’, me shpresë se do tu revanshohen atyre, duke pasur parasysh se kohën e fundit gjithnjë kanë vuajtur nga skuadra spanjolle.
Skuadra nga Amsterdami në 6 ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve kundër Realit të Madridit ka pësuar po aq disfata, ndërsa ndaj këtij kundërshtari ka vetëm dy fitore, edhe atë gjatë sezoneve 1972/73 dhe 1995/96.
Interesant është fakti se në të dyja edicionet kur Ajaksi ka mundur Realin e Madridit, në fund kishte arritur që të prek edhe finalen.
Në rastin e parë holandezët madje e kishin ngritur lartë trofeun më të çmuar europian në nivel të klubeve, duke mundur Juventusin në Beograd me rezultatin minimal 1:0, ndërkohë në rastin e dytë ata ishin mundur nga i njëjti kundërshtarë, mirëpo vetëm pas ekzekutimit të penaltive (2:4).
November the 22nd, 1995. Ajax beat Real Madrid away in the Champions League, in the Bernabéu, 0-2. A standing ovation from the Bernabéu followed.
This is needed again. pic.twitter.com/fKb2omQo9l
— AFC Ajax 💫 (@TheEuropeanLad) December 17, 2018