Sulmuesi 35-vjeçar i Sampdorias, Fabio Kualjarela për herë të parë në karrierën e tij ka shënuar gola në 6 ndeshje rradhazi brenda në sezoni në ‘Serie A’. Veterani realizoi golin e dytë në fitoren 2:0 ndaj Parmës në ndeshjen e vlefshme të javës së 16-të.
Ish reprezentuesi italian shënoi në minutën e 69-të, vetëm 3 minuta pasi Xhanluka Kaprari kishte shënuar golin e parë. Falë golit të shënuar në ndeshjen e së dielës, Kualjarela arriti në shifrën e 9 golave të shënuar, nga gjithsej 15 ndeshje të zhvilluara.