Legjenda e futbollit kosovar dhe shqiptar në përgjithësi, Fadil Vokrri do të përkujtohet vazhdimisht.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe të Sportit, Komunën e Prishtinës, dhe kuptohet me Federatën e Futbollit kosovar, do të organizojnë edicionin e parë në futsall për ta nderuar kontributin e presidentit legjendarë të FFK-së, Fadil Vokrrit.
Shikoni postimin e plotë:
‘Nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës z.Hashim Thaçi, organizohet Turneu Memorial “Fadil Vokrri” . I përkrahur nga Ministria e Sportit, Komuna e Prishtinës dhe Federata e Futbollit të Kosovës ekskluzivisht zhvillohet edicioni i parë i turneut të futsallit për ta nderuar veprën dhe kontributin e Presidentit historik të futbollit z. Fadil Vokrri.
Turneu përmbledh në vete gjenerata të ndryshme duke dhënë mesazhin e z.Vokrri i cili ishte i afërt dhe respektonte të gjithë pa dallim moshe.
Turneu do të hapet nga bashkëlojtarët e dikurshëm të tij ku luajti tek KF Prishtina dhe KF Llapi, po ashtu fëmijët e shkollave të futbollit do ta nderojnë personin i cili ua hapi shpresën dhe ua realizoi ëndrrën.
Kurse ekipet garuese do të jetë ajka e lojtarëve të cilët do të tregojnë talentin e tyre dhe në fund dy skuadra të përbëra nga ish-sportistë, aktorë, këngëtarë, politikanë do të përballen mes vete gjithmonë nën moton “Faleminderit Legjendë”.