Milani dëshiron të bëjë ndryshime në repartin e mesfushës. Skuadra ‘kuqezi’ nga Milano po mendon shitjen e Hakan Çalhanogllu, ndërsa me të hollat e fituara nga shitja e tij, ata pretendojnë blerjen e mesfushorit spanjoll të Çelzit, Cesk Fabregas.
Lajmin për ‘Sky Sport Italia’ e ka konfirmuar edhe vetë drejtori sportiv i ‘rossonerëve’, Leonardo, i cili ka thënë se bisedimet po rrjedhin mirë dhe se shpreson në realizimin e një transferimi të tillë.
Trajneri i Milanit, Xhenaro Gatuzo, i cili po paraqitet me sistemin 4-4-2 është i frustruar me jokonsistencën e Çalhanoglut, dhe ai mund të jetë “kurbani”, në mënyrë që skuadra të lirohet nga dënimet e ‘Fair Play-it’ financiarë.
Milanin thuhet se për shërbimet e Fabregas ka ofruar 4 milion euro, një shumë kjo që nuk kënaq aspak drejtuesit e Çelzit, të cilët nuk kanë ndërmend që të ndahen me futbollistin e tyre për një shumë më të vogël se 8 milion euro.